Rama: Në një dhomë me Bashën? Ruajna o Zot!…
Kryeministri Edi Rama në takimin me studentët e Drejtësisë iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve nëse do të pranojë të takohet të hënën me Lulzim Bashën.
“Unë ia kam bërë ftesën Lulzim Bashës, kaq shumë po e ftoj sa që nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit. I kam thënë të takohemi si dy shqiptarë sy më sy. Ftesa është e hapur dhe qëndron. Nuk rrimë në negociata absurde ne një propozim në tavolinë që SHBA kanë thënë nuk e pranojmë. Por nëse ka një propozim që është mbështetur nga SHBA dhe BE do ta miratojmë”, tha ai.
Nuk e di çfarë do dalë, kur të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk del, vijoi Rama.
“Ambasadori amerikan flet shqip, por mendon anglisht. Të mbyllem përjetë me Lul Bashën në një dhomë, ruajna zot. Të paktën Basha duhet të dalë, se duhet të merret vesh me Saliun. Mos u shqetëso Sali. Ti rri aty në kullë dhe thua Luli bëj si të bësh kjo është prova jote e zjarrit, o me mu, o me reformën”, vijoi komentin e tij Rama.
I pyetur për takimin me kryeparlamentarin e Kuvendit, për reformën në drejtësi, Rama tha se Meta e ka për detyrë dhe për natyrë të predikojë konsensusin.
“Me kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI kemi folur dhe nuk kam parë ndonjë lajm për mediat. Ai e ka për detyrë, perveçse për natyrë që të predikojë konsensusin me PD. Rëndësi ka që ato 20 vota janë për reformën, kjo ka rëndësi, deri tani”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

