Rama: Në Portin e Vlorës do ankorohen anije të mëdha tregtare dhe turistike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po punohet për rritjen e kapacitetit të Portit të Vlorës.

Nga qyteti bregdetar, ku Rama zhvilloi një dëgjesë publike për projektin e rrugës së Lumit të Vlorës, kreu i qeverisë, njëkohësisht edhe deputet në këtë qytet dhe se për herë të parë në Portin e Vlorës do të fillojë ankorimi i anijeve të mëdha tregtare dhe turistike.

Po ashtu Rama tha se në kuadër të projektet për rritjen e kapaciteteve të portit, do të krijohet edhe një zonë të posaçme ku mund të ankorohen edhe jahtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Po ecën puna shumë mirë për rehabilitimin e portit të Vlorës, një investim goxha i rëndësishëm që ë gjetëm dhe atë plotësisht të gencur në 1001 historira të çuditshme. Por ajo që ka rëndësi është që për herë të parë do të bëhet e mundur që në portin e Vlorës të fillojë ankorimi i kryqëzorëve turistikë dhe i anijeve të mëdha tregtare. Pra rritja e kapacitetit është shumë e konsiderueshme dhe në kohë ne po diskutojmë me një ekip inxinierësh italianë që kanë marrë pjesë në projektimin e kësaj faze, mundësinë e një faze të tretë për të rritur kapacitetin dhe për ta kthyer përfundimisht portin e Vlorës, në një port me potencial të madh për ankorimin e anijeve të mëdha turistike dhe tregtare dhe njëkohësisht me një zonë të posaçme ku mund të ankorohen edhe jahtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?