Rama: Nëse do kontrolloja drejtësinë Basha dhe Berisha do ishin në gjykatë

I ftuar në Top Story-n e kësaj të enjteje, përballë Sokol Ballës, kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, por edhe të Ben Blushit mbi kriminalizimin e Kuvendit, këmbënguli se ligji i dekriminalizimit nuk kap asnjë deputet të Partisë Socialiste.

Për të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve, kryeministri i vendit Edi Rama është këtë të enjte i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla.

Intervista

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Balla: Zoti Basha ka sjellë një vezë para emisionit, për t’iua bërë dhuratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Do e marr si dhuratë nga koteci i PD, si dhuratë.

Sokol Balla: Ju shqetëson sulmi në Kuvend?

Edi Rama: Ka një dallim të madh, sepse nëse një grupi protestuesit të sapodalë apo të padalë nga veza u takon të përdorin një vezë, por që një parti të përdorë këtë është fakt i shterimit të madh të ideve dhe fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Në këndvështrimin tim është ezaurim i nervave. Pas disfatës së 2013-s dhe pa u ringritur kurrë si një opozitë, por duke mbetur si një qeveri e vjetër në opozitë, PD merret me hijet e Enver Hoxhës dhe hijen e pushtetit, duke e kthyer këtë në një luftë mllëfesh, sa me tullat, sa me llaçin, sa me parqet. Një gjë shumë e trishtueshme për një parti që është katandisur në një organizatë kakarisësish.

Sokol Balla: Ka një arsye pse opozita protestoi…

Edi Rama: Nuk ka asnjë arsye. Ligji i dekriminalizimit nuk kap asnjë deputet nga Partia Socialiste dhe është e turpshme që u kriminalizua vendi ynë në zyrat e Europës. Ai ligj që është më i ashpri, në Europë dhe botë, nuk kap asnjë deputet të PS.

(vijon…)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?