Rama: Nesër shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në Lezhë

Pas akuzave dhe thirrjeve të opozitës, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nesër do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë, pas situatës së rënduar edhe në këtë qark. “Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore! PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU”, shkruan Rama në facëbook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?