Rama nga Elbasani me rastin e 35-vjetorit të PS-së: 4 miliardë euro në Zvërnec, ndër investimet më të mëdha turistike në Europë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti i planifikuar në zonën e Zvërnecit, Vlorë përbën një nga investimet më të mëdha në Europë në fushën e turizmit dhe një motor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke marrë fjalën në aktivitetin e organizuar në Elbasan me rastin e 35-vjetorit të PS-së, Rama u ndal te roli i turizmit elitar në zhvillimin ekonomik, duke sjellë shembuj nga vendet e rajonit dhe ndikimin e tyre në mirëqenie.

Rama theksoi se projekti i propozuar në Zvërnec, me vlerë rreth 4 miliardë euro, është ndër investimet më të mëdha në Europë në vitet e fundit në sektorin e turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Projekti që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde, është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Europë prej shumë vitesh që do të shërbejë si motor për ekonominë shqiptare”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata që thonë ‘ne nuk na duhet turizmi i luksit’, ata nuk e dinë se ato resorte dhe hotele janë motor i ekonomisë. Ato resorte janë arsyeja që shteti merr më shumë taksa”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?