Rama nga Turqia: Ndërtimi i fabrikës së vaksinave, dron super inteligjentë dhe Teknopark Albania

Kryeministri Edi Rama ka treguar me pika projektet që ka marrë gjatë takimeve në Turqi, jo vetëm me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, por edhe me biznesmenin e fabrikës ku prodhohen edhe vaksinat anti-covid që ka marrë edhe Shqipëria. ”Ndërtimi i fabrikës së vaksinave, dron super inteligjentë dhe Teknopark Albania” janë projektet që qeveria do ti zbatojë në vend.

Postimi i plotë i Edi Rama:

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

-Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.

SHKARKO APP