Rama niset për në Ukrainë, Edi Paloka: Udhëtimi kushton mbi 100 mijë dollarë

Kryeministri Edi Rama u nis pasditen e sotme drejt Ukrainës, dhe për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ky udhëton kushton 100 mijë dollarë. Sipas tij, një nga avionët e ardhur nga Turqia si Air Albania, është venë tërësisht në dispozicion të Ramës dhe familjes apo haremit të tij qeveritar. ”Një udhëtim me distancë sa Kievi, praktikisht kushton mbi 100 mijë dollarë pa llogaritur parkimin e avionit (për ditë qëndrimi) i cili është po ashtu shumë i shtrenjtë. Të gjitha këto (e jo vetëm keto) i paguan populli më i varfër në Evropë për sulltanin e tij”,-shkruan Paloka në facebook.

Postimi i plotë

Personalitetet më të larta të BE udhëtojnë me avionë linje. Shumë shtete të fuqishme nuk kanë avionë qeveritarë, po edhe në rastet kur përdorin avionë charter për delegacione të caktuara, ata janë avionë të vegjël 10-12 vendesh, shpenzimet e të cilëve janë shumë më të ulëta krahasuar me avionin 200-vendësh që përdor Rama për udhëtimet e tij.

Praktikisht një nga avionët e ardhur nga Turqia si Air Albania (në fakt Turkish Airlines) që Rama e ka quajtur “Ismail Qemali”, është venë tërësisht në dispozicion të Rames dhe familjes apo haremit të tij qeveritar, sipas rastit. Avioni është transformuar krejtësisht nga brenda dhe praktikisht është kthyer në nje charter gjigand luksi.

Rama ndërkohë ka treguar se i pëlqen të udhëtojë aq sa ka patur periudha kur në dy muaj ka qenë vetëm një javë në Shqiperi ku merr edhe rrogë si kryeministër. 10 ditët e fundit ka udhëtuar të paktën tre herë. Një udhëtim me distancë sa Kievi, praktikisht kushton mbi 100 mijë dollarë pa llogaritur parkimin e avionit (për ditë qëndrimi) i cili është po ashtu shumë i shtrenjtë.

Të gjitha këto (e jo vetëm keto) i paguan populli më i varfër në Evropë për sulltanin e tij!

SHKARKO APP