Rama: Një sqarim me zërin e maturantëve
“Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!
Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë”.
Kështu e nis sqarimin e tij në rrjetet sociale, titulluar “Një sqarim me zërin e maturantëve”, kryeministri Edi Rama, lidhur me ankesat e fundit të maturantëve.
Pra, e drejta sipas tij, për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë.
“Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.
Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”, citon gjithashtu Rama.
KOHA JONË SONDAZH

