FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Njerëzit i tundon korrupsioni, nga shkurti receta elektronike

Kryeministri Edi Rama po flet nga qyteti i Durrësit për problemet në shëndetësi, ku është ndalur te rimbursimi i barnave.

Rama e ka cilësuar rimbursimin e barnave si rilindjen e mjekësisë. Sipas tij, duke filluar nga muaji shkurt do të futen në të gjithë vendin recetat elektronike.

“Mbulim universal për 600 mijë të pasiguruar me barna. Ne sigurohemi që qytetari ta marrë shërbimin dhe shteti të paguajë ndër vite. Asnjë farmaci nuk do t’i japë më receta në dorë. Në shkurt, në të gjithë vendin do të futen recetat elektronike. Rimbursimi i barnave shënon rilindjen e mjekësisë. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por ky i fundit korrupton njerëzit. Për të luftuar korrupsionin duhet të bëjmë reforma. Është sistemi, njerëzit janë po ata, të tundueshëm ndaj korrupsionit”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?