Rama njofton tjetër rritje pagash në administratën shtetërore, ja kategoritë që do të përfitojnë
Në konferencën e fundvitit, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër rritje pagash për administratën shtetërore.
“Investimet e huaja dirtekte kanë arritur një vlerë mbi 1 miliardë euro, ose afro 60 milionë euro mbi vitin e shkuar. Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë, me 400 euro. Por ashtu kanë nisur programet e mbështetjes dhe kompensimeve qoftë për efektet e rritjes së kontributeve shoqërore, qoftë edhe për pensionet që falë indeksimeve të bëra gjatë këtij viti kanë arritur në vlerën 9%.
Pagat në sektorin publik kanë filluar të rriten ndjeshëm. Në qershorin e vitit të ardhshëm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtarët dhe mjekët do të kenë rritje”, tha Rama.