Rama: Nuk do të lejojmë të na marrin peng vendin numrat partiakë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Akademia e PS­së, sa i përket reformës në drejtësi dhe pas takimit me kreun e PD­së Lulzim Basha dhe kreun e LSI­së, Ilir Meta. Ai tha se PS është e vendosur për të kërkuar konsensus deri në minutën e fundit, por shtoi se këtë reformë po e pengojnë shumë njerëz, duke përfshirë edhe politikanë.

“Është pengesa e një grusht njerëzish që po u bëjnë ndesh interesave të mëdha që lidhen me suksesin e këtij revolucioni në drejtësi. Kjo është reforma më historike që ne i kemi dhënë gjithë mbështetjen tonë. Vetëm pak ditë na ndajnë deri në momentin e bashkimit të të gjithave dhe votimit të të gjithave bashkë për t’i çelur rrugën këtij revolucioni”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Ai shtoi se: “Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin se kjo është një reformë që ia kemi borxh popullit, por edhe faktorit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot kjo është edhe një përpjekje kundër atyre që duan të marrin peng vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nuk mund t’i lejojmë vetes që për asnjë arsye politike, apo numerike, pengmarrjen e vendit tonë dhe që në heshtje të shohim se si Shqipëria në vend të çelë negociatat për t’u bërë pjesë e BE-së, por edhe të damkosemi si një vend që refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë nga pastrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

PS nuk mund të jetë bashkëfajtore ndaj refuzimit të ndërkombëtare.

Prirja jonë është e qartë.

Edhe njëherë tjetër sot unë kam bërë të qartë se ne pranojmë çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD, me kusht që zgjidhja në fjalë të jetë e pranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ne këtë reform, ashtu si reformat e tjerë, nuk e bëjmë se na e ka kërkuar Brukseli, por sepse ne jemi të nxitur nga interesi i fëmijëve tanë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?