FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nuk e përfshiu në listën e PS, Arta Dade shfaqet në Vjenë me “shoqërinë e vjetër” (Foto)

Socialistja Arta Dade, e cila në këto zgjedhje u la jashtë listave për kandidatë për deputetë nga PS-ja, duket se ka lënë për pak çaste politikën, për t’i kushtuar pak kohë miqësisë së vjetër.

Ka qenë pikërisht ish-ministrja Ermelinda Meksi, aktualisht anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ajo që ka shpërndarë një foto me dy mikeshat e saj, njëra prej tyre dhe Dade. Në postimin e Meksit në ‘Facebook’ shihet se dy socialistet janë në Vjenë, ndërsa arsyeja nuk dihet.

18274754_10154430870160143_1661385724335058835_n
“Ju uroj një Maj plot jetë e optimizëm në këtë ditë të bukur pranvere miqve te mi te respektuar!”, shkruhet në postimin e Meksit. Mbrëmjen e së shtunës, kohë kur u prezantuan dhe listat e PS-së me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, ishte kryeministri Edi Rama që falënderoi publikisht për kontributin e saj Arta Daden, e cila aktualisht është kryetare e Komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë. Por, gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së nuk shpjegoi arsyet se pse e kishte lënë Daden jashtë listave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?