Rama nxjerr videon nga punimet për aeroportin e Kukësit: Fluturim falas për ata që më kanë sharë nga Londra

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë një video nga punimet që po kryhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre zërave skeptikë që e kanë përqeshur për këtë aeroport.

“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra?”, shkruan Rama, ndërsa ka zgjedhur si kolonë zanore për videon, vallen e njohur të Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?