Rama: O shqipe, mos fluturoni me zarzavate se s’ka negociata me Greqinë

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se çështja e 16 miljeve detare të Greqisë nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Rama tha se opozita po mashtron dhe se ai nuk e ka shitur detin. “Fjala e kryeministrit të Greqisë nuk ka lidhje me Shqipërinë. Dhe që ta dini ju, që e doni shumë Shqipërinë, nuk ka hapësirë fizike, nuk ka hapësirë për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve. Ajo buron nga Konventa Ndërkombëtare. Është për të gjitha vendet. Çdo vend që ka mundësi, mund ta bëjnë. Aty ku nuk e kanë shtetet duhet të negociojnë. Negociatat kanë ndaluar o shqipe që fluturoni lart, me zarzavate. Nuk ka negociata që nga ndryshimi i qeverive. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharakë para fëmijëve duke mbrojtur detin nga asgjëja. Ne e rrëzuam marrëveshjen, s’mund të jemi ne ata që ta ribëjmë. S’ka sesi të jemi. Fjalën shitje mos e përdorini vend e pavend për çdo gjë. Se nuk funksionon. 12 milje nuk është kamion që ka kaluar natën, nuk është më nga ajo kohë. Deti nuk fuksionin si trau i doganave. Dhe del pastaj pala tjetër dhe thotë po shtrihemi ne se na erdhi kamioni. Viti 2020! Ka njëmijë gjëra për të bërë opozitë, ku i gjeni këto? E çoroditët këtë pjesë të popullit që iu beson verbërisht. Të paktën ju që jeni këtu, mos flisni si ata që ikën për çdo gjë. Deti është aty nuk ka kush e merr. Sa të jem unë në këtë detyrë, cënim interesash kombëtare… kurrë! Nuk është faji im që besoni se mund të fitoni kundër Serbisë duke qëlluar në ajër. Nuk është faji im. Ju demokratët e mëdhenj keni frikë nga takimet. Mos merrni frikën e Lulit. Luli ka frikë të takohet me mua. Takimet janë pozitive edhe në luftë”,- tha Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?