Rama: Oferta e fundit për PD, ka afat deri më…

Në konferencën me gazetarët Kryeministri Rama ofroi datën 7 maj, e cila përkon dhe me zgjedhjet vendore në Kavajë, si afat të fundit që opozita të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qeshorit.

Duke marrë në konsideratë ultimatumet e opozitës, i pyetur për zgjedhjet në Kavajë, Kryeministri pohoi prerë se ajo nuk është fare sfidë as për të e as për PS. Kjo pasi, kandidati është nënkryetari që mban postin e kryetarit, edhe se nuk ka kundërshtarë, pohoi Rama.

“Kavaja për ne nuk është sfidë. Nëse PD mendon që 7 majin mund ta ketë okazionin e jetës për të treguar sa në gjendje është të bëjë rrëmujë kjo është tjetër tregues i krizës së PD, për ne 18 qershori është data, 7 maji është datë për konfirmimin e atij që drejton sot Kavajën”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ditën e zgjedhjeve mund të përballet me një skenar dhune, me trazira sociale, kreu i qeverisë deklaroi se nuk mendon se do të ketë një ballafaqim fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama i bëri thirrje PD-së, duke e paraqitur edhe si ofertën e fundit, datën 7 Maj që PD-ja të paraqitet në zyrën e KQZ për tu rregjistuar për zgjedhjet e 18 qershorit. Rama theksoi edhe se PD, e pavetëdijshme po hyn në një rrugë pa krye, e cila është blof spektakolar.

“Unë mendoj për 7 majin si afatin e tejfundit të PD për tu regjistruar në zgjedhje dhe këto dy ditë PD duhet ti përdorë për të marrë garancitë që i jep mekanizmi ynë, i propozuar prej nesh dhe për të hyrë në zgjedhje që të mos e kompletojë me duart e veta vrasjen që ka organizuar e pavetëdijshme që po hyn në rrugë pa krye duke bërë blof spektakolar që nuk funksionon”- tha ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?