Rama paralajmëroi bashkim me Kosovën, reagon Maja Koçijançiç
Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme deklaroi se është i gatshëm që të bashkohet me Kosovën nëse BE nuk do t’i hapte dyert.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë duke theksuar se duhet të ruhen marrëdhëniet e mira me fqinjët, teksa shtoi se Ballkani ka një të ardhme të qartë evropiane
“Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Koçijançiç.
Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

