Rama: PD bllokoi negociatat. Deri të enjten në orën 10:00 pres konsensus
Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se bllokimi i negociatave ka ardhur për shkak të PD-së. Ai tha se negociatat janë bllokuar në orën 03:00 të mëngjesit nga ana e përfaqësuesve të PD.
“Vija e kuqe e PD ka rezultuar e pakapërcyeshme për të hequr procesin e monitorimit ndërkombëtarë nga ndryshimet kushtetuese. Propozimi i Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut, asgjë më shumë asgjë më pak”,- tha Rama.
Ai shtoi se PS do të pres konsensusin deri ditën e enjte. Rama u shpreh i bindur se ka votat e gjithë koalicionit të majtë. “Deri në orën 10:00 të 21 korrikut gatishmëria për të gjetur buzëqeshjen reciproke mbi këtë propozim, ne 140 deputetët jemi para një zgjedhje; o të votojmë për cclirimin e drejtësisë, ose të votojmë në emër të frikës nga drejtësia, duke vazhdua pengmarrje nga të korruptuarit në sistemin e drejtësisë. Aleanca e Shqipërisë Europian do të votojë në bllok për çlirimin”,- tha kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

