Rama: PD, dilni apo jo nga çadra, zgjedhjet bëhen më 18 qershor

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së se është i vendosur të zhvillojë zgjedhje më 18 qershor dhe ka vetëm një ftesë për demokratët: Dilni nga çadra të ballafaqohemi.

Rama u tha socialistëve se arsyeja pse opozita qëndron ën çadër dhe pengon zgjedhjet është se nuk do Vettigun.

“Nuk duan Vetiungun ndaj nuk duan zgjedhje…Megjithatë, çadra është zgjedhja e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi edhe 538 ditë të tjera për të vazhduar të bëjmë shtet. Janë 75 ditë për të mbyllur mandatin e parë dhe për të hapur kapitullin e dytë me shtet, punësim, mirëqënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi mbledhur këtu se në 75 ditë ne do të shkojmë fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, në çdo biznes e fermë nga Tropoja në Konsipol dhe do të flasim me çdo familje shqiptare. Do t’u tregojmë shqiptarëve historinë e familjes sonë për të ardhur deri këtu, kokëulur për gabimet tona.

Do të kërkojmë me përulësi një mandat për Shqipërinë që duam ne. Do të mbrojmë çdo votë. Dikush mund të pyesë se nga kush do t’i mbrojmë. Mos kini frikë se do t’i vjedhin si në 2009. Kurrë nuk do t’i biem ndesh zgjedhjeve të lira. Ata që ankohen se duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë ata që I kanë vjedhur zgjedhjet dhe bëjnë presion që t’ua çojmë në çadër si pica “4 stinët”! Nuk ka pica për ta, ka vetëm një ftesë: Dilni nga çadra e të ballafaqohemi, se në 18 qershor populli ka zgjedhje!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?