Rama: PD-ja nuk e do reformën në drejtësi

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama tha sot se sjellja e opozitës për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi nuk ka më asnjë kuptim.

“Vetëm se nuk e pranon publikisht, -është shprehur Rama, -por ajo nuk e dëshiron reformën, pasi u trembet vjedhjeve që ka bërë kur ishte në pushtet”.

Rama ka lënë të kuptohet se dekriminalizimi, përfshi kërkesën për komisionet hetimore, tashmë janë një histori e mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për reformën në drejtësi, Rama citohet të ketë deklaruar: “Opozita po e tregon qartë se nuk e do këtë reformë dhe vetëm sa nuk është duke e thënë me zë një gjë të tillë. Po gjen gjithëçfarë sebepesh duke vendosur kushte për mos ta votuar. Nuk e duan reformën se kanë hallin e zullumeve gjatë qeverisjes së tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesocialisti është ndalur edhe në referendumin e 9 prillit, duke e quajtur një proces të rëndësishëm dhe demokratik për Partinë Socialiste: “Krahas antarësisë së vjetër, është me rëndësi që më të rinjtë në PS të votojnë, duke dëshmuar një pjesëmarrje të lartë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?