Rama-PD-së: Vajmedet, shpallni trafikantin pishtar demokracie!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa mediave, që sipas opozitës kanë cenusruar intervistën e Dritan Zaganit, i cilte hidhte akuza të rënda ndaj policisë dhe ministrit.

“#‎VajmedetPD te ka mbetur ta shpallesh pishtar demokracie perdhosesin e uniformes blu qe kerkohet nga policia per bashkepunim ne trafik droge”, – ishte komenti i Ramës.

Pak më herët kishte reaguar Sali Berisha, i cili kishte thënë se “ne nje kohe kur mbare shqiptaret po prisnin me padurim para ekranit te Neës 24 pjesen e dyte bombe te intervistes se Zaganit per lidhjet e faktuara te Tahirit me drogen dhe trafiqet, transportin e saj me skafin e tij nga tezaket e tij Habili, ndodhi me e keqja! Me terror te papare ndaj Neës 24, fallangat e krimit, me dhe pa uniforme ne pushtet, me kercenime primitive ndaj pronareve, punonjesve e madje thuhet edhe femijve dhe familjarve te tyre, vendosen hanxharet e egra te censures dhe bllokuan ne momentin e fundit transmetimin e pjeses se dyte te intervistes te Zaganit, shkaterimtare per Sajmir Shullazin dhe banden e tij te tre tezakve ne Vlore”.

SHKARKO APP