FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: PD të veprojë si Barcelona, të mos kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare ku gjatë fjalës së tij konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë mbi zgjedhjet dhe krizën politike.

Rama deklaroi se data e zgjedhjeve nuk shtyhet kurrësesi dhe për të bërë të qartë këtë vendim ai bëri një paralelizim mes Barcelonës dhe Juventusit.

“Ndaj për çfarëdolloj paqartësie, data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Pavarësisht se Barcelona do të kualifikohet, shanset e PD për të qeverisur janë njësoj sa shanset e Barcelonës për të fituar sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq dhe të dashur shok e bëmë të hapur këtë mbledhje për të qenë se bashku”, tha Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?