Rama për akuzat se sulmon SPAK-un: Qëllimi im është drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave që i adresohen për sulmet ndaj SPAK-ut. Kreu i qeverisë në një postim në X, shkruan se qëllimi i tij është drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030.

”Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar.

Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030. Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP