Rama për kandidatin e PD: Ardian Turku burrë i mirë, “por s’kam një motër t’ia jap për grua”
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit ka ‘thumbuar’ sërish deputetin e këtij qarku, Ben Blushit për kritikat e ashpra të këtij të fundit ndaj qeverisë.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin e Qarkut për ‘Aleancën për Shqipërinë Europiane’, deklaroi se ‘duhet të jesh i marrë ose i ligë, që të kërkosh plotësimin e menjëhershëm të reformave’.
Teksa është ndalur tek rëndësia dhe sinjifikanca e numrit 23, datë në të cilin u mbajtën zgjedhjet vendore të vitit 2013. “Numri ynë 23 nuk ka mundësi ta ngatërroje njeri mjafton të kujtojë 23 qershorin e 2013. Kjo data është një kapitull i ri. Besoj se me kapitullin e ri kemi të drejtën të themi se jemi në drejtimin e duhur dhe s’kemi arritur në destinacion. 18 muaj janë shumë pak për të arritur në destinacion. Por është mjaftueshëm për të kuptuar nëse është marrë apo jo destinacioni për drejtimin e duhur. Duhet të jesh i marrë ose i lig që të kërkosh që këto reforma të bëhen menjëherë. Apo ti kesh të dyja bashkë. Madje, disa kërkonë që të rregullohen ato plagë që i hapën vetë.”, pohoi Rama. Kryeministri ka theksuar edhe një herë se kandidatët e PDsë janë pa vizion. Teksa ka bërë ironi me kandidatin e opozitës Rama theksoi se Ardian Turku është burri i mirë dhe menjëherë ka hedhur një batutë: “Por ekziston një shprehje, i mirë i mirë por s’kam një motër që tja jap për grua”. “ Çfarë është fushata e PD. Unë nuk e kuptoj, më saktë e kuptoj, por nuk e kuptoj që një parti që ka qenë në pushtet të flasë kaq përçart dhe pa lidhje. Ti lejë njerëzit pa zgjedhje. Zgjedhja bëhet kaq e qartë, se ata kanë kandidatë por nuk kanë asnjë vizion. Premtojnë uljen e çmimit të dritave. Çfarë lidhje ka Qazimi me çmimin e dritave. Nuk e rrit as e ul dot. Habitem si pranon Ardian Turku të kandidojë për atë parti sepse është burrë i mirë. Burrë i mirë, por ka një shprehje “i mirë i mirë po s’kam ndonjë motër t’ia jap për gru”. Ne na duhet për punë. Dhe Qazimin se vëmë se është i mirë po se është i zoti, se po të ishte vetëm i mirë e linim të rrinte me gruan.” u shpreh Rama.
Kreu i Ekzekutivit nuk nguroi të veçonte barazinë në këtë përfaqësim 50% për burrat, ashtu edhe për gratë.
Duke besuar tek forca e grave, Rama tha se përfaqësimi i tyre njësoj si burrat përmirëson edhe cilësinë e jetës shoqërore. Ndër të tjera kryeministri shtoi se gratë janë më pak të korruptueshme.
“Ju e dini që ka pasur transformim rrënjësor të këshillit bashkiak, 50% gra e vajza Shqipëria është vënë në pararojë të kësaj beteje. Një shoqëri në betejë me varfërinë ka nevojë për praninë e grave dhe vajzave në jetën publike. Kudo ku gratë dhe vajzat janë të tërhequra apo pjesëmarrja e tyre është e vogël, problemet sociale janë shumë më të mëdha. Përfshirja e grave dhe vajzave me këtë forcë të pavarur nuk është thjesht barazi gjinore, por vlerë për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë shoqërore. Unë personalisht besoj më shumë tek gratë se tek burrat, populli ka pasur të drejtë kur thoshte, po deshe muhabet rri me burra, po deshe punë rri me gratë. Burrat jo vetëm vonohen por edhe justifikohen, ndërsa gratë e çojnë deri në fund punën. Gratë janë një vlerë e madhe e shtuar në betejën me korrupsionin janë shumë më të pa korruptueshme se burrat…Do jenë mbështetje e madhe e PS në këtë betejë”, – tha ai.