Rama: Përgëzoj Top Channel për vetëpërmbajtjen. Policia i është afruar autorëve

Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin terrorist ndaj Top Channel, me pasojë vdekjen e rojes së sigurisë, të 60-vjeçarit Pal Kola. Kreu i qeverisë thotë se liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv. Po ashtu ai ka përgëzuar faktin që Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin.

“Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni ende nuk i dimë por fakti që një breshëri plumbash derdhen në një institucion kombëtar si TCH, e bën domosdoshmërisht të lidhur më një media e një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe shprehjes në tërësi. Pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte edhe pse mund të them se policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes apo motiveve, nuk ka sesi të mbetet pa u përcaktuar si një agresion ndaj një pushteti.

Unë shpresoj shumë të keni të drejtë në përcaktimin që i bërë aftësisë time nuhatëse dhe po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit që mund të jap në këtë moment që policia po punon intensivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje”,-tha Rama për ”Top Story me Grida Dumën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?