FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama përshëndet me dy gishtat protestuesit te çadra e PD (VIDEO)

 Sot ka qenë një ditë intensive për kryeministrin Rama, pasi përpos takimeve me të besuarit e tij është ngjitur dy herë në Kryesinë e Kuvendit.  E ndërsa herën e parë për të takuar Metën lëvizi me makinë nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, disa orë më pas Rama i shoqëruar nga Ruçi dhe Balla e përshkoi në këmbë rrugën.

Rama kaloi qetësisht ngjitur me çadrën e PD për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit ku zhvillohet takimi me zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga protestuesit e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kryeministri ka përshkuar sërish në këmbë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar pranë çadrës edhe pas takimit me negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Në momentin që disa prej protestuesve kanë dalë nga çadra, kreu i qeverisë u ka ngritur atyre dy gishtat dhe ka vijuar i qetë rrugën drejt zyrës së tij në Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç duket edhe nga pamjet, Rama s’ia ndan sytë çadrës për disa momente,  e cila në fakt në momentin kur ka kaluar kreu i qeverisë ka pasur shumë pak protestues.Shqiptarja.com

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GeWqqVSph98″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?