Rama poston fotot: ”Giro d’Italia”, finalizohet në Tiranë etapa e parë e këtij evenimenti botëror

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia filloi sot nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash në Romë, të dielën e 1 qershorit. Për herë të parë në histori turneu do të zhvillojë tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e turneut, ndërsa etapa e parë e tij do të finalizohet pasditen e sotme në Tiranë. “Giro d’Italia nga Durrësi, për të mbërritur pas pak në Tiranë, ku do të finalizohet etapa e parë e këtij evenimenti botëror, për herë të parë nga Shqipëria”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Etapa e parë e këtij turneu nisi në orën 13:10 nga Durrësi drejt kryeqytetit, duke përshkuar 160 kilometra rrugë. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do të jenë për tri ditë me sytë nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?