Rama poston fotot: Informacionet orientuese për pushuesit në plazhet publike të Lezhës

Bashkitë e vendit po vijojnë me marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë drejtim janë vendosur dhe tabelat orientuese mbi vendndodhjen e plazheve publike.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga zona bregdetare e Bashkisë Lezhë, ku dhe janë vendosur tabelat me informacione orientuese për pushuesit se ku ndodhen plazhet publike. Tabela, të cilat i udhëzojnë për përdorimin e hapësirave publike për plazh pa pagesë. “Informacionet orientuese për pushuesit në plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Lezhë”, shkroi Rama.

Plazhi i Shëngjinit në Lezhë është ndër zonat më të frekuentuara nga turistet vendas dhe të huaj. Bashkia Lezhë ka shtuar masat për menaxhimin e turizmit qe ka dhënë efekte të jashtëzakonshme, jo vetëm ne rritjen e të ardhurave por është shtimin e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë se zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?