Rama poston fotot nga Thethi i mbushur me turistë edhe tani në shtator

Thethi është shndërruar në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga vizitorë vendas e të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Parkun Kombëtar të Thethit edhe gjatë muajit shtator. Thethi është kthyer prej vitesh në një nga pikat më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë. Vitet e fundit, në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve, jane kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit.

SHKARKO APP