Rama poston projektin e Bashkisë së Tiranës për transformimin e Lanës: Punë e jashtëzakonshme!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga projekti i Bashkisë së Tiranës për transformimin e lumit të Lanës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky projekt është një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”.
Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”
Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?