Rama premton investim madhor për ujësjellësin në Sarandë: Do të ketë furnizim cilësor gjatë gjithë vitit

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Sarandë, njoftoi një investim të ri strategjik për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar. Ai theksoi se ndërhyrja do të synojë garantimin e ujit 24 orë në ditë, me cilësi të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i vizitorëve rrit ndjeshëm nevojat e qytetit.

“Edhe pse janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e ujit, rritja e madhe e numrit të turistëve gjatë verës ka sjellë një presion shtesë mbi sistemin. Ky është një tregues i zhvillimit, por edhe një sfidë që duhet adresuar urgjentisht,” tha Rama.

Ai shtoi se projekti i ri synon të mbështesë zhvillimin turistik të Sarandës, që po përjeton një rritje të interesit nga investitorë dhe arkitektë të huaj. “Kërkesa për ujë do të rritet, prandaj duhet të sigurojmë që furnizimi të mos jetë më një problem, por një garanci për qytetarët dhe turistët,” theksoi Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?