Rama pret ambasadorin Lu dhe kreun e SHISH-it në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama është takuar sot paradite me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.
Takimi mes palëve ka nisur pak minuta më parë dhe po mbahet në Kryeministri.
Mësohet se në takimin që po zhvillohet në godinën e Kryeministrisë është i pranishëm dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.
Portali ‘BalkanWeb’ disponon disa foto nga momenti kur shihet se makina e ambasadorit të SHBA-ve hyn në Kryeministri.
Takimi vjen pak kohë pasi Komisioni i Venecias dërgoi opinionin e saj për Vettingun dhe një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së u deklarua për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa caktuar as datë dhe as afat për negociatat.
Por pjesemarrja e kreut te inteligjences ngre dyshime se pjese e diskutimit te jete dhe ceshtja e terrorizimit, apo te ndikimit rus ne vendin tone.
Po ashtu kujtojme ser ky takim vjen vetem disa dite pas vizites “surprize” te drejtorit te CIA-s ne Tirane

KOHA JONË SONDAZH

