
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Rama ka postuar në Facebook foto nga takimi me zyrtaren amerikane, ndërsa shkruan: Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Linda Thomas-Greenfield, mbërriti ditën e djeshme në Tiranë.