FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama pret zv-kryeministrin kinez: Shqipëria vend strategjik, do rrisim bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri Edi Rama priti sot delegacionin kinez, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli.

Zëvendëskryeministri i Kinës shprehu urime për punën e kryer në këto vite dhe në reformat e ndërmarra. Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e mekanizmave të bashkëpunimit ekonomik për të nxitur investimet private.

Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC 16+1 apo “Një brez, një rrugë”. Hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama, duke evidentuar faktin se Kina aktualisht ka investimet më të mëdha në Shqipëri,  theksoi se presim që këto investime të jenë pikë referimi për të mirëpritur investime të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Palët vendosën se duhet intensifikuar puna e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim. Në takim u dakordësua që ministrat e linjës të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të parë hapësirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi. Ministrja e Ekonomisë u ngarkua si kryetare e Komisionit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis dy vendeve. Zyra e Kryeministrit së bashku me ambasadoren e Kinës në Tiranë do të ndihmojnë veprimtarinë e Komisionit.

Palët vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?