Kryeministri Rama: Durrësi me një shkollë të re të mesme sportive të standardeve europiane 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale progresin e punimeve për ndërtimin e shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës. Sipas postimeve, ky projekt pritet të ofrojë kushte dhe standarde europiane për 300 nxënës dhe stafin mësimdhënës.

Në postimin e tij, Kryeministri Edi Rama shkruan: Në Durrës vazhdon puna për ndërtimin e shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konviktit të kësaj shkolle, e cila do të ofrojë kushte dhe standarde europiane për 300 nxënës, dhe stafin mësimdhënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla e Mesme  Sportive “Benardina Qerraxhia” Durrës, është institucion publik i Arsimit të Mesëm me karakter mësimor e stërvitor. Shkolla e Mesme  Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, në të gjithë veprimtarinë e saj, ka për mision edukimin fizik e sportiv nëpërmjet mësimdhënies dhe të formojë të rinj të gatshëm për të nisur udhën e jetës në fushat që mbulon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkolla e Mesme Sportive i ka fillimet e veta në vitin shkollor 1970 – 1971. Kjo shkollë u hap si kërkesë e kohës, ku nevoja për kuadër i edukimit fizik për zonat e thella dhe për plotësimin me kuadër të shkollave 8-vjeçare të fshatrave të Shqipërisë ishte e madhe.

Fillimisht shkolla filloi si teknikum i fizkulturës me 43 nxënës, në ambiente të shkollës 8-vjeçare “Nako Spiro”, sot “Marie Kaçulini”.

Shkolla u ngrit mbi bazën e 3 specialiteteve, atë të atletikës, gjimnastikës dhe lojërave me dorë. Çdo vit numri i nxënësve rritej deri sa në vitin shkollor 1975 – 1976 ambientet e shkollës u zhvendosën në atë të ish konviktit të shkollës Industriale (sot gjimnazi “Leonik Tomeo”). Kështu në këtë vit shkollor ka 3 vite të para, 2 të dyta, 1 vit të tretë dhe 2 vite të katërta me gjithsej 281 nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Në vitin shkollor 1976 – 1977 shkolla fillon mësimin në godinën e re të shkollës e cila ishte e pajisur me të gjithë bazën materiale didaktike mësimore e sportive, dhe nxënësit nga rrethet akomodohen në godinën e re të konviktit. Në këto kushte, rritet në mënyrë të dukshme cilësia e mësimdhënies dhe stërvitjes sportive në nivele bashkëkohore, duke krijuar terrenin e përshtatshëm për arritjen e rezultateve të larta në fushën e sportit.

Shkolla  sportive, “Benardina Qerraxhia” Durrës, me një përvojë prej më shumë se 4 dekadash, është e konsoliduar tanimë. Me Urdhërin nr. 490 date 27.12.2005 të Ministrit të Arsimit e Shkencës z. Genc Pollo, shkollës sonë iu ridha statusi “Shkollë Kombëtare”, pasi është shkollë shumë sportëshe, e vetmja në llojin e saj në të gjithë Shqipërinë. Në të mësohet dhe ushtrohet sporti  Futboll, Atletikë me të gjitha disiplinat, Lojra me Dorë (basketboll – djem dhe Volejboll – vajza) e Peshëngritje, duke patur rezultate shumë të larta në nivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar.

Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?