Rama prezanton Viktor Tushën: Lezha dhe lezhjanët do të bëjnë zgjedhjen e duhur

Kryeministri Edi Rama vijoi sot turin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit të majtë për bashkitë dhe komunat, duke u ndalur në qytetin e Lezhës.

Gjatë prezantimit të kandidatit Viktor Tusha, Rama i ftoi lezhjanët që të japin votën për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane’, pasi qeverisja e majtë ofron ‘një projekt për qytetarët’.

“Kemi një vizion dhe vullnet krejt tjetër në marrëdhënien me komunitetin dhe qytetarët. Për këtë arsye, në këtë fazë të fushatës kemi vendosur të flasim për këtë qasje dhe nevojë të madhe që ka projekti ynë për investimin më 21 qershor. Projekti ynë është jopolitik dhe një projekt për qytetarët. Jam i bindur që Lezha dhe lezhjanët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne na duhet një zgjedhje e qartë, e fortë dhe pa ekuivoke. Po ashtu, na duhet një shumicë e fortë në këshillin bashkiak, që t’i japë mundësi kryetarit të bashkisë të ecë shumë shpejt”, tha Rama. 

SHKARKO APP