Rama pritet nga biznesmeni turk, tregon projektin që do të bëhet në Shqipëri
Në kuadër të vizitës dy ditor në Turqi, kryeministri Edi Rama nuk është takuar vetëm me Presidentin Erdogan dhe ministrat. Rama ka postuar në rrjetin social facebook, një foto me biznesmenin turk Canturk Alagöz, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash.
Sipas kreut të qeverisë, me Alagöz u diskutua “për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”.
“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan Rama në rrjetin social.