Rama “provokon” Athinën me Ali Pashën: Revolucioni grek i detyrohet jo pak “Luanit të Janinës”

Kryeministri Edi Rama ka rikutjuar Ali Pashën Tepelenën dhe 195 vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në Facebook,  Rama e quan Ali Pashën si “Luanin e Janinës” dhe shton se ishte lëvizja e tij që frymëzoi në njëfarë mënyre revolucionin në Greqi, i cili u pasua me shpalljen e pavarësisë… një fjali e cila mund të konsiderohet dhe si një “provokim” i rradhës drejtuar Greqisë.

Kujtojmë se pak muaj më parë, kur tema e prishjes së disa ndërtesave të komuniteti grek në Himarë ishte çështja e nxehtë e ditës, përmes një postimi të ngjashëm, kryeministri do të hidhte fotot e Akropolit, duke shtuar se ai ishte në këmbë falë një shqiptari (Gjergj Dushmanit).

STATUSI I KRYEMINISTRIT NE FACEBOOK:

Swiss Digital Desktop Reklama

195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rretherrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si “plaga më e tmerrshme e perandorisë”.

Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.

Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, “përtej interesit të çifligjeve të tyre”.

Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?