Rama: Pse nuk u ndjeva mirë nga deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si një pikë për qeverinë qëndrimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel i cili i kërkoi opozitës të futej në parlament duke kërkuar dialog dhe duke u shprehur kundër qeverisë teknike.

Në emisionin “Dritare” në Vizion Plus, i pyetur nëse mbështetja e Gabriel i dha kënaqësi, Rama tha se nuk është ndjerë mirë sepse kjo që po bën opozita cenon imazhin e Shqipërisë dhe se nuk lë një shije të mirë tek një i huaj.

Ju keni nisur fushatën apo jo?
Akoma jo, por jemi në preludin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është publikuar një listë kandidatësh?
Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Janë fantazira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendova se ishte hedhur prej jush për testim?
Nuk e përdorim si metodë.

Gabriel foli si ju, si një nga koalicioni. Ju dha kënaqësi kjo mbështetje sot?
Qëndrimi i qeverisë gjermane sepse ai është ministër i Jashtëm i Gjermanisë vinte me një mesazh të unifikuar të koalicionit, prapë se prapë edhe konfirmimi i gjithë atyre gjërave që unë i kam thënë se vërtetë askush nuk e kupton këtë përpjekje dhe qëndrim surreal e grotesk të opozitës nuk jam ndjerë mirë.

Sepse është opozitë zyrtare e Shqipërisë, partia e dytë më e rëndësishme në Shqipëri, sado që përgjegjësia është tërësisht mbi lidershipin dhe deputetët kjo cenon imazhin e Shqipërisë dhe nuk është se një i huaj sado zemërgjerë të jetë e lë vendin me përfundimin e hidhur se këtu ka shumë për të bërë që njerëzit të bashkëjetojnë brenda një kornize rregullash.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?