Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si vëllaun e Vuçiçit
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një pjesë nga fjalimi i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga ku bëri thirrje edhe për njohjen e Kosovës.
Me ironi Rama shkruan se ”kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës”, duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçic.
“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, shkruan kryeministri.