
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të operacioneve nga ajri për përballimin e zjarreve në veri të vendit.
“Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, ndërsa ka ndarë edhe video ku shihen helikopterët duke hedhur ujë nga ajri mbi zonat e përfshira nga flakët.