Rama publikon pamjet e rrugës së re në Alpe: E pandalur puna për akset turistike

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim nga punimet që po kryen për ndërtimin e aksit rrugor Qafë Thorë-Theth.

Kreu i qeverisë shkruan se nuk do të ndalet për asnjë moment puna në akset që të çojnë në destinacionet turistike të vendit.

“E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qafë Thorë-Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit”.

SHKARKO APP