Rama publikon pamjet nga punimet: Transformohet mozaiku i Tiranës
“Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve gjithnjë e më të shumtë në kryeqytetin tonë të rilindur, ku do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë që gjenden në sitet tona më magjepsëse si Apolonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi, Elbasani, etj. Kjo hapësirë do t’iu mundësojë edhe banorëve të Tiranës e fëmijëve të tyre, admirimin e një pasurie kaq të madhe kulturore të vendit nëpërmjet teknologjisë digjitale, duke e bërë atë të prekshme me sy për qindra mijëra njerëz çdo vit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga punimet që vijojnë.

KOHA JONË SONDAZH

