Rama publikon pamjet nga shkolla e re në Librazhd: Klasa moderne, bibliotekë e palestër

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Muhedin Sherifi”, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Librazhdit.

“Me shkollën e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga kjo shkollë.

SHKARKO APP