FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Putini mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, i ftuar sot në Nju Jork, në një intervistë për kanalin televiziv amerikan ”Newsmax TV”, tha se presidenti rus, Vladimir Putin mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve

“Shqipëria ka një histori të veçantë. Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, nuk kishim lidhje me Kremlinin në 30 vjet demokraci, nuk kemi patur lidhje të ngushta me Kremlinin, kurrë një president rus nuk ka ardhur në Shqipëri dhe nuk më mungon kjo gjë”- theksoi Kryeministri Rama.

Më tej ai shtoi se “Ne si vend nuk varemi shumë nga gazi, nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të fortë kur vetëm 1% e popullsisë mbështet Putin dhe të gjithë mbështesim Ukrainën”- sqaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?