Rama pyetet për oligarkët: S’ka asnjë krijesë, përveç Zotit, që më kushtëzon mua!

Këtë të shtunë kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, të cilat ishin të shumta dhe therëse.

Përveç pyetjeve për çmimin e energjisë si dhe probleme sociale, një varg pyetjesh ishin për ndërtimet pa leje mu në mes të Tiranës.

Lidhur me akuzat për pazare me “oligarkët”, Edi Rama tha se “nuk ka asnjë krijesë përveç Zotit që më kushtëzon”, teksa shtoi se nuk është ai personi që jep tendera.

“Po të jetë kjo histori oligarkësh të mi s’do e merrje vesh fare ti që kishte aty 4 mijë metra pa leje. Pikërisht se nuk ka asnjë krijesë tjetër përvec Zotit që mund të më kushtëzojë apo të më vërë në kushte varësie me para apo metra katrorë, kjo është e mundur të bëhet.

Unë nuk merrem me tendera e nuk jap tendera, nëse flisni për kompensime mos i fusni të gjithë në thes. Bëjini pak llogaritë çfarë do të thotë të dorëzosh mbi katër mijë metra katrorë në qendër të Tiranës. 1.3 milionë dollarë është vetëm gjoba me çmimin e ligjit, lliogariteni me çmimin që ka tregu, 5 mijë euro metri katrorë herë mbi katër mijë metra nëse do i kisha marrë ato para nuk do merrje vesh fare.

Se këtë e ngritëm ne, domethënë që s’na interesonte varianti tjetër se nuk më ka interesuar kurrë. Kjo është e vërteta e deri në provë të kundërt kjo është e vërteta.
Atyre që ju mësojnë të provojnë, akuza nuk është provë, prova është arsye për të akuzuar“, tha Rama.

SHKARKO APP