FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës

Kryeministri Edi Rama u shpall sot qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese në Kalabri. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga e keqja dhe erdhën këtu.

Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror. Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?