Rama reagon për Berishën dhe Malltezin: Është vetëm fillimi i fundit

”Është vetëm fillimi i fundit”, është reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj Sali Berishës për dosjen ”Partizani”.

Nga Fieri ku u mbajt Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se nuk do të jetë e largët koha kur të gjitha të gjitha vatrat e krimit të organizuar do të shuhen.

”Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?