FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama reagon për fshehjen e shifrave të viktimave: Konfuzion i PD

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se gjatë periudhës mars-tetor qeveria ka fshehur gjysmat e viktimave nga Covid, kryeministri Rama i përgjigjet nga studioja e emisionit “Real Story” në News 24. Sipas Ramës, ato çfarë Basha thotë janë shenja të panikut e konfuzionit që e ka kapur.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”.

https://arkiva.kohajone.com/dokumenti-denoncimi-shokues-i-bashes-jane-fshehur-gjysma-e-viktimave-te-covid/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?