Rama: Reformë për strehimin e çifteve të reja dhe familjeve në nevojë

Një tjetër reformë e pret vendin. Nga Bubqi, nga ku u dhuroi 122 famlijeve çelësat e shtëpive të reja, kryeministri Edi Rama tha se objektivi i qeverisë është që brenda kësaj dekade të strehohen të gjitha familjet që janë në nevojë, por të ndihmohen edhe çiftet e reja.

”Po përgatitemi për një reformë në lidhje me strehimin, pasi është për të qeshur sot, se të qarat i kaluam në momentin e fatkeqësisë.

Me një program të ri dhe me çfarë kemi mësuar dhe me FSHZH-në që ka qenë lokomotiva ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi që ta blejnë me të ardhurat e tyre dhe t’u japim mundësinë edhe shumë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të kenë një strehë për fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të fillojmë projektet e strehimit për njerëzit që kanë nevojë, qoftë për çiftet e reja. Për ata që duan të ndërtojnë një jetë të re dhe nuk e kanë të lehtë të shkojnë të marrin kredi nga bankat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?