Rama: Rijetëzimi i Procesit të Berlinit, i mirëpritur dhe i domosdoshëm

Në konferencën e përbashkët me Kancelarin e gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri Edi Rama tha se rijetëzimi i ”Procesit të Berlinit” i mirëpritur dhe i domosdoshëm. Po ashtu Rama foli edhe për ”Open Balkan”.

”Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Europë, por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE-së, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën.

Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë.

Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri. Unë e informova Kancelarin edhe për ”Ballkanin e Hapur” që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit”, tha Rama.

SHKARKO APP